Psalmet 148

1 Aleluja. Lëvdoni Zotin nga qiejtë, lëvdojeni në vendet shumë të larta. 2 Lëvdojeni, ju të gjithë engjëjt e tij, lëvdojeni ju mbarë ushtritë e tij. 3 Lëvdojeni, o diell dhe hënë, lëvdojeni, ju mbarë yje të ndritshme. 4 Lëvdojeni, ju qiej të qiejve, dhe ju ujëra përmbi qiejtë. 5 …

Psalmet 147

1 Lëvdoni Zotin, sepse është një gjë e mirë t’i këndosh lavde Perëndisë tonë, sepse është e kënaqshme dhe e leverdishme ta lëvdosh. 2 Zoti ndërton Jeruzalemin, dhe mbledh të humburit e Izraelit. 3 Ai shëron ata që e kanë zemrën të thyer dhe lidh plagët e tyre. 4 Llogarit …

Psalmet 146

1 Aleluja. Shpirti im, lëvdo Zotin. 2 Unë do ta lëvdoj Zotn deri sa të kem jetë, do të këndoj lavde për Perëndinë tim gjatë gjithë jetës sime. 3 Mos kini besim te princat dhe as te ndonjë bir njeriu, që nuk mund të shpëtojë. 4 Kur fryma e tij …

Psalmet 145

1 Unë do të të përlëvdoj, o Perëndia im dhe Mbreti im, dhe do të bekoj emrin tënd përjetë. 2 Do të të bekoj çdo ditë dhe do të lëvdoj emrin tënd përjetë. 3 Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë dhe madhështia e tij …

Psalmet 144

1 Bekuar qoftë Zoti, kështjella ime, që i mëson duart e mia për luftë dhe gishtërinjtë e mi për betejë. 2 Ai është hiri im dhe kështjella ime, streha ime e lartë dhe çliruesi im, mburoja ime në të cilën gjej strehë, ai që ma nënshtron mua popullin tim. 3 …

Psalmet 143

1 Dëgjo lutjen time, o Zot, vëru veshin lutjeve të mia; përgjigjmu me besnikërinë dhe drejtësinë tënde. 2 Dhe mos hyr në gjyq me shërbëtorin tënd, sepse asnjë i gjallë nuk do të jetë i drejtë para teje. 3 Sepse armiku më përndjek, ai e ka rrëzuar deri për tokë …

Psalmet 142

1 Unë i këlthas me zërin tim Zotit; me zërin tim i lutem Zotit. 2 Para tij paraqes vajtimin tim, para tij parashtroj fatkeqësinë time. 3 Kur fryma po më dobësohej, ti e dije ecjen time. Ata kanë përgatitur një lak për mua te shtegu që po kaloja. 4 Vështroj …

Psalmet 141

1 O Zot, unë të këlthas ty; nxito të më përgjigjesh. Vëri veshin zërit tim, kur të këlthas ty. 2 Le të arrijë lutja ime para teje si temjani, ngritja e duarve të mia si flijimi i mbrëmjes. 3 O Zot, vër një roje para gojës sime. 4 Mos lejo …

Psalmet 140

1 Më çliro, o Zot, nga njerëzit e këqij; më mbro nga njerëzit e furishëm, 2 që thurrin ligësi në zemër të tyre; ata mblidhen vazhdimisht për të bërë luftë. 3 Mprehin gjuhën e tyre si gjarpëri dhe kanë helm gjarpëri nën buzët e tyre. (Sela) 4 Më mbro, o …

Psalmet 139

1 Ti më ke hetuar, o Zot, dhe më njeh. 2 Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim. 3 Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia. 4 Sepse, edhe para …