Psalmet 78

1 Kushtoji kujdes, o populli im, ligjit tim; dëgjo fjalët e gojës sime. 2 Do të hap gojën time për të thënë shëmbëlltyra, dhe kam për të paraqitur misteret e kohërave të lashta. 3 Atë që ne kemi dëgjuar dhe kemi njohur, dhe që etërit tanë na kanë treguar, 4 …

Psalmet 77

1 Zëri im lartohet te Perëndia dhe unë bërtas; zëri im lartohet te Perëndia dhe ai ka për të më dëgjuar. 2 Ditën e fatkeqësisë sime kërkova Zotin; gjatë natës dora ime mbeti e nderur pa u lodhur dhe shpirti im nuk pranoi të ngushëllohet. 3 Më kujtohet Perëndia dhe …

Psalmet 76

1 Perëndia njihet mirë në Judë, emri i tij është i madh në Izrael. 2 Tabernakulli i tij është në Salem dhe ai banon në Sion. 3 Këtu ai ka copëtuar shigjetat e zjarrta të harkut, mburojën dhe shpatën e luftës. (Sela) 4 Ti dukesh i lavdishëm dhe i fuqishëm …

Psalmet 75

1 Ne të lëvdojmë, o Perëndi, ne të lëvdojmë, sepse emri yt na është i afërt; njeriu tregon mrekullitë e tua. 2 Kur do të vijë koha e caktuar, unë do të gjykoj me drejtësi. 3 Toka dhe tërë banorët e saj shkrihen, por unë i bëj të qëndrueshme shtyllat …

Psalmet 74

1 O Perëndi, pse na ke hedhur poshtë për gjithnjë? Pse vlon zemërimi yt kundër kopesë së kullotës sate? 2 Kujto popullin tënd, që dikur e more, që ti e shpengove që të ishte fisi i trashëgimisë sate, të këtij mali të Sionit, mbi të cilin ke banuar. 3 Drejto …

Psalmet 73

1 Me siguri Perëndia është i mirë me Izraelin, me ata që janë të pastër nga zemra. 2 Por, sa për mua, gati gati po më pengoheshin këmbët dhe për pak hapat e mia do të shkisnin. 3 Sepse i kisha zili mburravecët, duke parë mirëqënien e njerëzve të këqij. …

Psalmet 72

1 O Perëndi, paraqit mendimet e tua mbretit dhe drejtësinë tënde birit të mbretit, 2 dhe ai do të gjykojë popullin tënd me drejtësi dhe të pikëlluarit e tu me saktësi. 3 Malet do t’i sjellin paqen popullit dhe kodrat drejtësinë. 4 Ai do t’u sigurojë drejtësi të pikëlluarve të …

Psalmet 71

1 Unë po gjej strehë te ti, o Zot, bëj që të mos hutohem kurrë. 2 Në emër të drejtësisë sate, më çliro dhe më shpëto; zgjate veshin tënd ndaj meje dhe më shpëto. 3 Ti je për mua një kështjellë shpëtimi, ku unë mund të shkoj gjithnjë; ti ke …

Psalmet 70

1 O Perëndi, nxito të më çlirosh. O Zot, nxito të më ndihmosh. 2 U turpërofshin dhe u hutofshin ata që kërkojnë jetën time; kthefshin kurrizin dhe u mbulofshin me turp ata që kërkojnë të keqen time. 3 Kthefshin kurrizin për shkak të turpit të tyre ata që thonë: "Ah, …

Psalmet 69

1 Shpëtomë, o Perëndi, se ujërat më kanë arritur deri në grykë. 2 Jam zhytur në një batak të thellë dhe nuk gjej asnjë pikë mbështetjeje; kam arritur në ujëra të thella dhe rryma më rrëmben me vete. 3 Jam lodhur duke bërtitur, gryka më është tharë; sytë e mi …