Psalmet 38

1 O Zot, mos më shaj në indinjatën tënde dhe mos më dëno në zemërimin tënd. 2 Sepse shigjtat e tua më kanë shpuar dhe dora jote më shtyp. 3 Nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim për shkak të zemërimit tënd; nuk ka qetësi në kockat e mia …

Psalmet 37

1 Mos u dëshpëro për shkak të njerëzve të këqij; mos ki smirë ata që veprojnë me ligësi, 2 sepse ata shpejt do të kositen si bari dhe do të thahen si bari i blertë. 3 Ki besim tek Zoti dhe bëj të mira; bano vendin dhe shto besnikërinë. 4 …

Psalmet 36

1 Mëkati i të pabesit i thotë zemrës sime: "Nuk ekziston asnjë frikë nga Perëndia përpara syve të tij. 2 Sepse ai gënjen veten e tij në kërkimin e fajit që ka kryer në urrejtjen ndaj tij. 3 Fjalët e gojës së tij janë paudhësi dhe mashtrim; ai ka pushuar …

Psalmet 35

1 O Zot, përleshu me ata që përleshen me mua; lufto me ata që luftojnë kundër meje. 2 Merr mburojën dhe parzmoren dhe çohu të më ndihmosh. 3 Nxirre shtizën dhe zëru rrugën atyre që më përndjekin; thuaji shpirtit tim: "Unë jam shpëtimi yt". 4 Mbetshin të shushatur dhe të …

Psalmet 34

1 Unë do ta bekoj Zotin në çdo kohë; lëvdimi i tij do të jetë gjithnjë në gojën time. 2 Shpirti im do të krenohet me Zotin; njerëzit e përulur do ta dëgjojnë dhe do të gëzohen. 3 Lartojeni Zotin bashkë me mua, dhe të lëvdojnë të gjithë emrin e …

Psalmet 33

1 Ngazëlloni, o njerëz të drejtë, tek Zoti; lëvdimi u shkon për shtat njerëzve të drejtë. 2 Kremtojeni Zotin me qeste; këndojini atij me harpën me dhjetë tela. 3 Këndojini një kantik të ri, bjerini me mjeshtëri veglës dhe brohoritni. 4 Sepse fjala e Zotit është e drejtë dhe të …

Psalmet 32

1 Lum ai të cilit i kanë falur shkeljen, ai të cilit i kanë mbuluar mëkatin! 2 Lum ai njeri të cilin Zoti nuk e padit për paudhësi dhe në frymën e të cilit nuk ka vend mashtrimi. 3 Ndërsa po heshtja, kockat e mia treteshin midis rënkimeve që kisha …

Psalmet 31

1 Gjeta strehë te ti, o Zot; bëj që unë të mos ngatërrohem kurrë; çliromë për drejtësinë tënde. 2 Ma vër veshin, nxito të më çlirosh; bëhu për mua një kështjellë e fortë dhe një vend i fortifikuar që të më shpëtosh. 3 Sepse ti je kështjella ime dhe kalaja …

Psalmet 30

1 Do të të lëvdoj, o Zot, sepse ti më ngrite lart, dhe nuk i lejove armiqtë e mi të tallen me mua. 2 O Zot, Perëndia im, unë të kam klithur ty, dhe ti më ke shëruar. 3 O Zot, ti e ke nxjerrë shpirtin tim jashtë Sheolit, më …

Psalmet 29

1 I jepni Zotit, o bij të të fuqishmëve, i jepni Zotit lavdi dhe forcë. 2 I jepni Zotit lavdinë që i përket emrit të tij; adhuroni Zotin në shkëlqimin e shenjtërisë së tij. 3 Zëri i Zotit është mbi ujërat; Perëndia i lavdisë gjëmon; Zoti është mbi ujërat e …