Fjalët e urta 19

1 Éshtë më i mirë një i varfër që ecën në ndershmërinë e tij se sa ndonjë që është i çoroditur nga buzët dhe që është budalla. 2 Përveç kësaj nuk është mirë që një shpirt të jetë pa dije; kush ecën me hapa të shpejta gabon rrugë. 3 Budallallëku …

Fjalët e urta 18

1 Kush veçohet kërkon kënaqësinë e tij dhe zemërohet kundër gjithë diturisë së vërtetë. 2 Budallai nuk gjen kënaqësi te maturia, por vetëm në të vënit në dukje të zemrës së tij. 3 Kur vjen i pabesi vjen edhe përçmimi dhe bashkë me humbjen e nderit vjen turpi. 4 Fjalët …

Fjalët e urta 17

1 Éshtë më mirë një copë bukë thatë me paqe se sa një shtëpi plot me kafshë të vrara me grindje. 2 Shërbëtori që vepron me urtësi ka për të sunduar mbi të birin që e turpëron dhe do të marrë një pjesë të trashëgimisë bashkë me vëllezërit. 3 Poçi …

Fjalët e urta 16

1 Prirjet e zemrës i përkasin njeriut, por përgjigja e gjuhës vjen nga Zoti. 2 Të gjitha rrugët e njeriut janë të pastra në sytë e tij, por Zoti i peshon frymët. 3 Besoja Zotit veprimet e tua dhe planet e tua do të realizohen. 4 Zoti ka bërë çdo …

Fjalët e urta 15

1 Përgjigja e ëmbël e fashit zemërimin, por fjala therëse e nxit zemërimin. 2 Gjuha e të urtëve përdor dijen ndershmërisht, por goja e budallenjve nxjerr marrëzira. 3 Sytë e Zotit janë kudo për të shikuar të këqijtë dhe të mirët. 4 Një gjuhë e shëndoshë është një dru i …

Fjalët e urta 14

1 Gruaja e urtë ndërton shtëpinë e saj, por budallaqja e shkatërron me duart e veta. 2 Kush ecën në drejtësinë e tij ka frikë nga Zoti, por ai që çoroditet në rrugët e tij e përçmon atë. 3 Në gojën e budallait gjejmë farën e kryelartësisë, por të urtët …

Fjalët e urta 13

1 Një bir i urtë dëgjon mësimet e atit të vet, por tallësi nuk e dëgjon qortimin. 2 Nga fryti i gojës së tij njeriu do të hajë atë që është e mirë, por shpirti i të pabesëve do të ushqehet me dhunë. 3 Kush kontrollon gojën e tij mbron …

Fjalët e urta 12

1 Kush e do korrigjimin do diturinë, por ai që e urren kritikën është budalla. 2 Njeriu i mirë gëzon përkrahjen e Zotit, por ky do të dënojë njeriun që sajon plane të këqija. 3 Njeriu nuk bëhet i qëndrueshëm me pabesinë, por rrënja e të drejtëve nuk do të …

Fjalët e urta 11

1 Peshorja e pasaktë është e neveritshme për Zotin, por peshimi i saktë i pëlqen. 2 Kur vjen kryelartësia, vjen edhe turpi; por dituria është me njerëzit e thjeshtë. 3 Njerëzit e drejtë udhëhiqen nga ndershmëria, por ligësia e të pabesëve do t’i shkatërrojë këta. 4 Pasuritë nuk sjellin dobi …

Fjalët e urta 10

1 Fjalët e urta të Salomonit. Një fëmijë e urtë e gëzon të atin, por një fëmijë budalla i shkakton vuajtje nënes së vet. 2 Thesaret e padrejtësisë nuk japin dobi, por drejtësia të çliron nga vdekja. 3 Zoti nuk do të lejojë që i drejti të vuajë nga uria, …