Gjoni 19

1 Atëherë Pilati mori Jezusin dhe dha urdhër ta fshikullonin. 2 Dhe ushtarët thurrën një kurorë me gjemba, ia vunë mbi krye dhe i veshën siper një mantel të purpurt, 3 dhe thoshnin: ”Tungjatjeta, o mbret i Judenjve”; dhe i binin me shuplaka. 4 Pastaj Pilati doli përsëri dhe u …

Gjoni 18

1 Mbasi i tha këto gjëra, Jezusi doli me dishepujt e vet dhe shkoi përtej përroit të Kedronit, ku ishte një kopsht, në të cilin hyri ai me dishepujt e tij. 2 Dhe Juda, i cili po e tradhtonte, e njihte edhe ai atë vend, sepse shpesh herë Jezusi tërhiqej …

Gjoni 17

1 Jezusi tha këto gjëra, pastaj i ngriti sytë drejt qiellit dhe tha: ”O Atë, ora ka ardhur, përlëvdo Birin tënd, që edhe Biri yt të të përlëvdojë, 2 sepse ti i ke dhënë pushtet mbi çdo mish, që t’u japë jetë të përjetshme të gjithë atyre që ti ia …

Gjoni 16

1 ”Jua kam thënë këto gjëra, që të mos skandalizoheni. 2 Do t’ju përjashtojnë nga sinagogat; madje po vjen ora kur, kushdo që t’ju vrasë, do të mendojë se i ka kryer një shërbim Perëndisë. 3 Dhe do t’ju bëjnë këto gjëra, sepse nuk kanë njohur as Atin, as mua. …

Gjoni 15

1 ”Unë jam hardhia e vërtetë dhe Ati im është vreshtari. 2 Çdo shermend që nuk jep fryt në mua, ai e heq; kurse çdo shermend që jep fryt, ai e krasit që të japë edhe më shumë fryt. 3 Ju tashmë jeni të pastër, për shkak të fjalës që …

Gjoni 14

1 ”Zemra juaj mos u trondittë; besoni në Perëndi dhe besoni edhe në mua! 2 Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa; përndryshe do t’ju thoja. Unë po shkoj t’ju përgatis një vend. 3 Dhe kur të shkoj e t’ju përgatis vendin, do të kthehem dhe do t’ju marr …

Gjoni 13

1 Por përpara festës së Pashkës, Jezusi, duke e ditur se kishte ardhur ora e tij të kalojë nga kjo botë tek Ati, duke i dashur të vetët që ishin në botë, i deshi deri në fund. 2 Dhe, kur mbaroi darka, mbasi djalli i kishte shtënë në zemër Judë …

Gjoni 12

1 Jezusi, pra, gjashtë ditë përpara Pashkës, erdhii në Betani, ku banonte Llazari, ai që kishte vdekur dhe Jezusi e kishte ringjallur prej së vdekurish. 2 Dhe aty i shtruan një darkë: Marta shërbente dhe Llazari ishte një nga ata që rrinin në tryezë me të. 3 Atëherë Maria mori …

Gjoni 11

1 Ishte atëherë i sëmurë një farë Llazari nga Betania, fshati i Marisë dhe i Martës, motrës së saj. 2 Maria ishte ajo që e vajosi me vaj erëkëndëshëm Zotin dhe ia fshiu këmbët me flokët e saj; dhe vëllai i saj, Llazari, ishte i sëmurë. 3 Prandaj motrat i …

Gjoni 10

1 ”Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: Ai që nuk hyn nëpër derë të vathës së deleve, por ngjitet nga një anë tjetër, ai është vjedhës dhe kusar; 2 kurse kush hyn nëpër derë është bariu i deleve. 3 Atij ia hap portieri; delet e dëgjojnë …