1 Mbretër 18

1 Shumë kohë më vonë, gjatë vitit të tretë, fjala e Zotit iu drejtua Elias, duke i thënë: "Shko dhe paraqitu te Ashabi dhe unë do të dërgoj shiun mbi vendin". 2 Elia shkoi të paraqitet te Ashabi. Atëherë në Samari kishte pllakosur një zi e madhe e bukës. 3 …

1 Mbretër 3

1 Pastaj Salomoni bëri krushqi me Faraonin, mbretin e Egjiptit. U martua me të bijën e Faraonit dhe e çoi në qytetin e Davidit, deri sa të mbaronte së ndërtuari shtëpinë e tij, shtëpinë e Zotit dhe muret rrethuese të Jeruzalemit. 2 Populli ofronte flijime në vendet e larta, sepse …

1 Mbretër 19

1 Ashabi i njoftoi Jezebelit tërë ato gjëra që Elia kishte bërë dhe si kisht vrarë me shpatë tërë profetët. 2 Atëherë Jezebeli i dërgoi një lajmëtar Elias për t’i thënë: "Perënditë të më bëjnë kështu dhe më keq, në rast se nesër në këtë orë nuk do të të …

1 Mbretër 4

1 Mbreti Salomon mbretëronte mbi tërë Izraelin. 2 Këta ishin funksionarët e tij të lartë: Azariahu, bir i priftit Tsadok, 3 Elihorefi dhe Ahijahu, bij të Shishas, ishin sekretarë; Jozafati, bir i Ahiludit, ishte kancelier; 4 Benajahu, bir i Jehojadit, ishte komandant i ushtrisë; Tsadoku dhe Abiathari ishin priftërinjtë; 5 …

1 Mbretër 20

1 Ben-Hadadi, mbret i Sirisë, mblodhi tërë ushtrinë e tij; me të ishin tridhjetë e dy mbretër me kuaj dhe qerre; pastaj u nis, rrethoi Samarinë dhe e sulmoi. 2 Pastaj i dërgoi lajmëtarë në qytet Ashabit, mbretit të Izraelit, për t’i thënë: 3 "Kështu thotë Ben-Hadadi: "Argjendi dhe ari …

1 Mbretër 5

1 Kur Hirami, mbret i Tiros, mësoi që Salomoni ishte vajosur mbret në vend të atit të tij, dërgoi shërbëtorët e tij, sepse Hirami kishte qenë gjithnjë mik i Davidit. 2 Atëherë Salomoni dërgoi t’i thotë Hiramit: 3 "Ti e di që ati im David nuk ka mundur të ndërtojë …

1 Mbretër 21

1 Mbas këtyre ngjarjeve, ndodhi që Nabothi i Jezreelit kishte një vresht në Jezreel, afër pallatit të Ashabit, mbretit të Samarisë. 2 Kështu Ashabi i foli Nabothit dhe i tha: "Më jep vreshtin që ta bëj kopsht perimesh, sepse ndodhet afër shtëpisë sime. Në këmbim do të jap një vresht …

1 Mbretër 6

1 Në vitin katërqind e tetëdhjetë mbas daljes së bijve të Izraelit nga vendi i Egjiptit, në vitin e katërt të mbretërimit të tij mbi Izrael, në muajin e Zivit, që është muaji i dytë, Salomoni filloi të ndërtojë shtëpinë e Zotit. 2 Tempulli që ndërtoi mbreti Salomon për Zotin …

1 Mbretër 22

1 Kaluan tre vjet pa luftë midis Sirisë dhe Izraelit. 2 Por në vitin e tretë Jozafati, mbreti i Judës, zbriti të takohet me mbretin e Izraelit. 3 Mbreti i Izraelit u kishte thënë shërbëtorëve të tij: "Ju nuk e dini që Ramothi i Galaadit është yni dhe ne po …

1 Mbretër 7

1 Por Salomonit iu deshën trembëdhjetë vjet për të ndërtuar shtëpinë e tij; kështu ai përfundoi tërë shtëpinë e tij. 2 Ai ndërtoi shtëpinë e "Pyllit të Libanit", e gjatë njëqind kubitë, e gjerë pesëdhjetë e lartë tridhjetë; ajo mbështetej mbi katër radhë shtyllash kedri, mbi të cilat mbështeteshin trarët …