1 Zoti është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë. 2 Ai më çon në kullota me bar të njomë, më drejton pranë ujërave që të çlodhin. 3 Ai ma përtërin shpirtin, më çon nëpër shtigjet e drejtësisë, nga dashuria që ka për emrin e tij. 4 Edhe sikur …
Psalmet 8
1 Sa i mrekullueshëm është emri yt mbi gjithë rruzullin, o Zot, Zoti ynë, që vure madhështinë tënde mbi qiejtë! 2 Nga goja e të vegjëlve dhe foshnjave në gji ke vendosur lëvdimin për shkak të armiqve të tu, për t’i mbyllur gojën armikut dhe hakmarrësit. 3 Kur mendoj qiejtë …
Psalmet 24
1 Zotit i përket toka dhe të gjitha gjërat që janë mbi të, bota dhe banorët e saj. 2 Sepse ai e ka themeluar mbi detet dhe e ka vendosur mbi lumenjtë. 3 Kush do t’i ngjitet malit të Zotit? Kush do të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë? …
Psalmet 25
1 Te ti, o Zot, e lartoj shpirtin tim. 2 O Perëndia im, kam besim te ti; bëj që të mos mbetem i zhgënjyer dhe që armiqtë e mi të mos triumfojnë mbi mua. 3 Po, bëj që asnjë nga ata që kanë besim te ti të mos zhgënjehet; u …
Psalmet 10
1 O Zot, pse qëndron larg? Pse fshihesh në kohë fatkeqësish? 2 I pabesi me kryelartësinë e tij ndjek me dhunë të mjerin; ata do të kapen nga vetë kurthet që ata kanë kurdisur, 3 sepse i pabesi mburret me dëshirat e shpirtit të tij, bekon grabitqarin dhe përbuz Zotin. …
Psalmet 26
1 Siguromë drejtësi, o Zot, sepse kam ecur në ndershmërinë time dhe kam pasur besim te Zoti pa u lëkundur. 2 Më heto, o Zot, dhe më vër në provë; pastro me zjarr trurin dhe zemrën time. 3 Sepse mirësia jote më rri përpara syve dhe unë po eci në …
Psalmet 11
1 Unë gjej strehë te Zoti; si mund t’i thoni shpirtit tim: "Ik në malin tënd, si një zog i vogël"? 2 Sepse ja, të pabesët nderin harkun e tyre, rregullojnë shigjetat mbi kordhëz, për t’i gjuajtur në errësirë kundër atyre që kanë të drejtë nga zemra. 3 Kur themelet …
Psalmet 27
1 Zoti është drita ime dhe shpëtimi im; nga kush do të kem frikë? Zoti është kështjella e jetës sime; nga kush do të kem frikë? 2 Kur njerëzit e këqij, armiqtë dhe kundërshtarët e mi më sulmuan për të ngrënë mishin tim, ata vetë u lëkundën dhe ranë. 3 …
Psalmet 12
1 Na shpëto, o Zot, sepse njerëz të devotshëm ka më pak, dhe ata që thonë të vërtetën janë zhdukur në mes të bijve të njerëzve. 2 Secili gënjen të afërmin e tij dhe flet me buzë lajkatare dhe me zemër të zhdyzuar. 3 Zoti i preftë të gjitha buzët …