1 Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij. 2 Një ditë i flet ditës tjetër dhe një natë ia tregon tjetrës. 3 Nuk kanë gojë, as fjalë; zëri i tyre nuk dëgjohet; 4 por harmonia e tyre përhapet mbi gjithë dheun dhe mesazhi …
Psalmet 20
1 Zoti të dhënte përgjigje ditën e fatkeqësisë; emri i Perëndisë të Jakobit të mbroftë me siguri lart. 2 Të dërgoftë ndihmë nga shenjtërorja dhe të dhëntë përkrahje nga Sioni; 3 Mos i harroftë të gjitha ofertat e tua dhe pranoftë olokaustin tënd. (Sela) 4 Të dhëntë atë që zemra …
Psalmet 21
1 O Zot, mbreti do të gëzohet me forcën tënde dhe do të ngazëllojë për shpëtimin tënd! 2 Ti ia plotësove dëshirën e zemrës së tij dhe nuk hodhe poshtë kërkesën e buzëve të tij. (Sela) 3 Sepse ti i dole para me bekime begatie, i vure mbi kokë një …
Psalmet 22
1 Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur? Pse më rri kaq larg dhe nuk vjen të më çlirosh, duke dëgjuar fjalët e ofshamës sime? 2 O Perëndia im, unë bërtas ditën, por ti nuk përgjigjesh, edhe natën unë nuk rri në heshtje. 3 Megjithatë ti je i Shenjti, …
Fjalët e urta 22
1 Një nam i mirë është më i pëlqyeshëm se pasuritë e mëdha, dhe hiri është më i pëlqyeshëm se argjendi dhe ari. 2 I pasuri dhe i varfëri kanë këtë të përbashkët: të dy i ka bërë Zoti. 3 Njeriu i matur e shikon të keqen dhe fshihet; por …
Fjalët e urta 23
1 Kur ulesh të hash me një mbret, shiko me kujdes atë që ke përpara; 2 dhe vër një thikë në grykë, po të jetë se ke oreks të madh. 3 Mos dëshiro gjellët e tij të mrekullueshme, sepse janë një ushqim mashtrues. 4 Mos u lodh për t’u pasuruar, …
Fjalët e urta 24
1 Mos i ki zili njerëzit e këqij dhe mos dëshiro të rrish me ta, 2 sepse zemra e tyre mendon për grabitje dhe buzët e tyre thonë se do të bëjnë të keqen. 3 Shtëpia ndërtohet me dituri dhe bëhet e qëndrueshme me maturi. 4 Me dijen mbushen dhomat …
Fjalët e urta 25
1 Edhe këto janë fjalë të urta të Salomonit, të transkriptuara nga njerëzit e Ezekias, mbretit të Judës. 2 Éshtë lavdi e Perëndisë të fshehësh një gjë, por është lavdi e mbretërve ta hetosh atë. 3 Qiejtë për lartësinë e tyre, toka për thellësinë e saj dhe zemra e mbretërve …
Fjalët e urta 26
1 Ashtu si bora nuk i shkon verës as shiu të korrave, kështu nuk i shkon lavdia budallait. 2 Ashtu si harabeli fluturon andej e këtej dhe dallëndyshja fluturon, kështu mallkimi pa arsye nuk ka efekt. 3 Kamxhiku për kalin, kapistra për gomarin dhe shkopi për kurrizin e budallenjve. 4 …
Fjalët e urta 27
1 Mos u mburr me ditën e nesërme, sepse nuk di atë që mund të sjellë një ditë. 2 Le të të lëvdoj një tjetër dhe jo goja jote, një i huaj dhe jo buzët e tua. 3 Guri peshon dhe rëra është e rëndë, por zemërimi i budallait peshon …