1 Fjala e Zotit m’u drejtua përsëri, duke thënë: 2 "Bir njeriu, bëja të njohura Jeruzalemit veprimet e tij të neveritshme, 3 dhe i thuaj: Kështu i thotë Zoti, Zoti, Jeruzalemit: Prejardhja jote dhe lindja jote janë nga vendi i Kanaanit; ati yt ishte një Amoreas dhe nëna jote një …
Ezekieli 1
1 Në vitin e tridhjetë, më pesë të muajit të katërt, ndodhi që ndërsa isha midis të internuarve pranë lumit Kebar, qiejtë u hapën dhe pata vegime nga ana e Perëndisë. 2 Më pesë të muajit (ishte viti i pestë i robërisë së mbretit Jehojakin), 3 fjala e Zotit iu …
Ezekieli 2
1 Dhe më tha: "O bir njeriu, çohu më këmbë dhe unë do të të flas". 2 Ndërsa ai më fliste, Fryma hyri tek unë dhe më bëri të çohem më këmbë, dhe unë dëgjova atë që më fliste. 3 Ai më tha: "O bir njeriu, unë të dërgoj te …
Ezekieli 3
1 Pastaj më tha: "O bir njeriu, ha atë që gjen, ha këtë rrotull, pastaj shko dhe foli shtëpisë së Izraelit". 2 Kështu unë hapa gojën dhe ai më vuri që të ha atë rrotull. 3 Pastaj më tha: "O bir njeriu, ushqeje barkun tënd dhe mbushi zorrët e tua …
Ezekieli 4
1 "Ti bir njeriu, merr një pllakë të vogël argjile, vëre para teje dhe vizato mbi të një qytet, Jeruzalemin: 2 rrethoje, ndërto kundër tij një kullë, lartëso kundër asaj disa ledhe, vendos kundër saj fushime dhe disa desh rreth e qark. 3 Pastaj merr një pllakë hekuri dhe vendose …
Ezekieli 5
1 "Ti, bir njeriu, merr një brisk të mprehur dhe përdore si një brisk berberi, duke bërë të kalojë mbi kokën tënde dhe mbi mjekrën tënde; pastaj do të marrësh një peshore dhe do ti ndash qimet në tri pjesë. 2 Do të djegësh një të tretën e tyre në …
Ezekieli 6
1 Fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë: 2 "Bir njeriu, kthe fytyrën tënde nga malet e Izraelit dhe profetizo kundër tyre, 3 dhe thuaj: "O male të Izraelit dëgjoni fjalën e Zotit, Zotit. Kështu thotë Zoti, Zoti, maleve dhe kodrave, përroskave dhe luginave: Ja, unë do të sjell mbi …
Ezekieli 7
1 Fjala e Zotit m’u drejtua përsëri, duke thënë: 2 "Dhe ti, bir njeriu, kështu i thotë Zoti, Zoti, vendit të Izraelit: Fundi! Erdhi fundi në të katër skajet e vendit. 3 Tani të kërcënon fundi dhe unë do të dërgoj kundër teje zemërimin tim, do të të gjykoj sipas …
Ezekieli 8
1 Në vitin e shtatë, në muajin e gjashtë, më pesë të muajit, ndodhi që, ndërsa isha ulur në shtëpinë time dhe pleqtë e Judës ishin ulur përballë meje, dora e Zotit, Zotit, ra në atë vend mbi mua. 2 Unë shikova, dhe ja, një figurë njeriu me pamje zjarri; …